shaqiri-bayern

Shaqiri, dhurata më e mirë që ka mundur t’i bëhej Bayernit

“Bundesliga nuk është një fontanë dëshirash, por një dush i çeliktë”, kishte thënë ditë më parë futbollisti i Hannoverit, Adrian Nikçi.

Edhe Xherdan Shaqiri është dashur të shtrëngohet te Bayerni dhe të tregojë veten çdo ditë. Në të vërtetë, reprezentuesi i Zvicrës nuk është gjithmonë zgjidhja e parë e trajnerit Jupp Heynckes. Ai në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Valencias qëndroi në bankën e rezervistëve, siç ndodhi edhe në fundjavë në garat kampionale kundër Schalkes.

Mirëpo, lojtari i dikurshëm i Baselit nuk e la që të destabilizohet nga këto goditje dhe priti me durim rastin, që i erdhi të martën në ndeshjen në “Allianz Arena” kundër Wolfsburgut. Dy reprezentuesit e Gjermanisë, Thomas Mueller e Toni Kroos, që shënuan golat në fitoren 2:0 kundër Schalkes të shtunën, nuk u gjetën në përbërjen startuese te Bayernit, madje Muller nuk ishte as në bankën e rezervistëve.

Në vend të Muellerit u rikthye Shaqiri në përbërjen startuese dhe e shfrytëzoi rastin për mrekulli, duke iu falënderuar trajnerit për besimin. Ai kundër Wolfsburgut luajti si organizator menjëherë pas sulmuesit të vetëm Mario Manxhukiqit dhe tregoi një lojë të mrekullueshme duke marrë notat maksimale nga mediumet gjhermane. Në të vërtetë skuadra e Wolfsburgut duhet t’i falënderohet portierit Diego Benaglio që pësoi vetëm 3:0. Bayerni ishte plotësisht dominues, ku pati 25 goditje në drejtim të portës, kundrejt 4 sa pati Wolfsburgu