Shala e Tërmkolli e dorëzojnë mandatin e deputetit?

Shala e Tërmkolli e dorëzojnë mandatin e deputetit?

Shala e Tërmkolli e dorëzojnë mandatin e deputetit?Dy deputetët e larguar së fundi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala e Melihate Tërmkolli ka gjasa që të japin dorëheqje nga posti i deputetit, në mënyrë që AAK ta ketë prapë numrin e njëjtë të deputetëve. Kështu ka thënë një burim i afërt me deputeten e sapo larguar nga partia e Ramush Haradinajt.

“Ju e dini se edhe largimi i Blerim Shalës, por edhe i Melihate Tërmkollit është bërë në mënyrë shumë miqësore”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.Sipas këtij burimi, ka gjasa që Tërmkolli të heq dorë nga posti i deputetes dhe të marrë ndonjë pozitë në ekzekutiv, duke ia lëshuar sërish AAK-së ulësen në Kuvend.

“Derisa Tërmkolli mund ta ndërmarrë një veprim të tillë, Bleri Shala ka më pak gjasa të veproj kështu”, ka thënë ky burim.Në anën tjetër, Gazeta Blic ka provuar që të flas me zyrtarë të AAK-së, por ata zyrtarisht nuk kanë dashur të prononcohen rreth kësaj çështje.

Ndërkaq, një zyrtar i lartë i kësaj partie në kushte anonimiteti ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje të tillë ndërmjet AAK-së dhe dy deputetëve të larguar.

Derisa Blerim Shala u largua nga AAK-ja për të qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Melihate Tërmkolli, ndërkaq, iu bashkua LDK-së, parti në të cilën Tërmkolli edhe e kishte nisur karrierën e saj politike./ Gazeta Blic/