Shakira, në gjyq për 250 milionë dollarë

Shakira, në gjyq për 250 milionë dollarë

Shakira, në gjyq për 250 milionë dollarëShakira dhe ish-i dashuri i saj, Antonio de la Rua do të përballen në gjyq, mbi pretendimin e argjentinasit se i takon një pjesë e pasurisë së këngëtares, konkretisht  250 milionë dollarë, për shërbimet e kryera për llogari të këngëtares gjatë periudhës në të cilën ishin bashkë (2000-2010). 

Megjithatë, sipas revistës amerikane “TMZ”, e cila i dedikohet vetëm çështjeve rozë, kolumbiania po përgatitet që të sfidojë ishin e saj, njëkohësisht djalin e ish-presidentit të Argjentinës, me vetë fjalët e tij. Shakira, nënë e një djali me futbollistin e Barcelonës, Pique, ka nxjerrë nga arkivat e saj disa e-maile të komunikimit me de la Ruan, tekste në të cilat, sipas saj, vërtetohet se pretendimi i tij për pjesën e pasurisë është i bazuar mbi disa fakte të rreme.

Shakira dhe De la Rua, gjate dhjete viteve te lumtura qe kaluan se bashku

Ndonëse asnjëherë ligjërisht të martuar dhe si rrjedhojë pa detyrimin ligjor për të ndarë pasurinë, de la Rua pretendon se gjatë dekadës që ishte partneri i këngëtares ka shërbyer si përfaqësues i interesave të saj dhe këshilltar, detyra për të cilat nuk është paguar kurrë.

Shakira me babain e djalit te saj Milan, partnerin futbollist te Barcelones, Gerard Pique

Sipas argjentinasit, midis tij dhe Shakirës ekziston një marrëveshje gojore e vitit 2004, që i jep atij 250 milionë dollarë nga pasuria e këngëtares.