Shakira këshillon Piquen

Shakira këshillon Piquen

Mbrojtësi i Barcelonas, Gerard Pique thotë se e dashura e tij, këngëtarja Shakira e këshillon dhe e ndihmon se si të veshet.

Pique, megjithatë këmbëngul se nuk e ka ndërmend të merret me modelim, ngase ai është i përkushtuar jetës së futbollit dhe Shakirës.

“Të gjithë meshkujt udhëhiqen nga partnereret e tyre. Gratë gjithmonë kanë pasur shije për veshje më shumë se burrat, ose të paktën e kanë kuptuar më shumë këtë botë,” tha ai për “FHM” duke shtuar “Një mendim i mirë nga partneri juaj është gjithmonë i mirëpritur.”

Për modelimin e tij, ish-mbrojtësi i Manchester United, tha “Kjo është thjesht një hobi. Mua më pëlqen moda dhe ndjehen mirë në këtë fushë, por futbolli është në radhë të parë.”