Shaip-KamberiShaip Kamberi: Prishtina të jetë më e qartë me politikën e vet ndaj Luginës

Shaip Kamberi: Prishtina të jetë më e qartë me politikën e vet ndaj Luginës

Shaip-KamberiShaip Kamberi: Prishtina të jetë më e qartë me politikën e vet ndaj LuginësIsh-kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, flet për diskriminimin e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Luginën e Preshevës dhe për rrethanat e paqarta të vendosjes dhe heqjes së lapidarit para Komunës së Preshevës.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Kamberi, aktivit shumë vjeçar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe njëri nga udhëheqësit e Partisë për Veprim Demokratik, paralajmëron se mesazhet jo të qarta nga Prishtina nxjerrin telashe në Luginë.

“Personalisht do të deshiroja që Kosova të jetë me e qartë dhe më e drejtpërdrejt me politikën e vet ndaj Luginës së Preshevës. Mesazhet jo të qarta nga Prishtina sa i përket ndonjë çështje me rëndësi, shpeshherë kanë ndikuar në krijimin e ndasive në Luginë”, tha Kamberi, transmeton Indeksonline.

Ai po ashtu shpreh rezerva ndaj retorikës kombëtariste të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe apelon që Lugina të ndihmohet konkretisht, sepse “pas 10 vjetësh mund të vijmë në situatë që edhe Luginën e Preshevës ta kujtojmë si “mollën e kuqe” nëpër këngë”.

Në komunën e Medvegjës tashmë kanë mbetur vetëm 500 shqiptarë. Sipas tij, as qeveria në Tiranë, as ajo në Prishtinë nuk e kanë ndihmuar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me asnjë fond. (INA)