Sfidat e kthimit të “Play off”

Sfidat e kthimit të “Play off”

Sfidat e kthimit të “Play off”Sonte ne mbrëmje do të përcaktohen të gjitha skuadrat që do të kalojnë në fazën ë grupeve të Uefa Europa Leage nëpërmjet takimeve të Play-off.

Ndeshjet e kthimit nuk është se kanë të gjithe të njëjtin interes pasi, disa ekipeve të mëdha e kanë siguruar thuajse kualifikimin që në sfidën e parë.

Rasti konkret eshë Interi që do të presë në shtëpi modestet islandeze të Stjarnan të cilët i mundi 0 me 3 në transferte. Në të njëjta kushte janë edhe spanjollet e Vijareal të cilët mundën po me këto shifra në takimin e parë Kasakistansit e Astanas. Të lehte pritet ta ketë edhe Totenham që do të luajë në shtëpi ndaj Ael Limasol pasi ka fituar 1 me 2 takimin e parë në Qipro. Ndërsa, një nga emrat big që do të kërkoje te shmangte dështimin e madh është Olimpik Lion që duhet të përmbyse ne Rumani humbjen në takimin e parë 1 me 2 kundër Astras.

Sfide e fortë edhe në Kroaci ku Hajduk Split kërkon të përmbysë humbjen 2 me 1 në ndeshjen e parë në Ukrainë me Dnjipro, sikurse në Rusi ku Krasnodar do të tentojë të mundë spanjollet e Real Sosiedad që kanë fituar ndeshjen e parë 1 me 0.

Në Itali, Torino do provojë të faktoj fushë për të mundur kroatet e RNK Split pas barazimit 0 me 0 me sfidën e parë. Të premten në Montekarlo do të hidhet edhe shorti i fazës së grupeve te Uefa Eropa Leaguw.