Sevilla shkarkon trajnerin Michel's

Sevilla shkarkon trajnerin Michel’s

Sevilla shkarkon trajnerin Michel'sTrajneri i Sevillas, Michel, është shkarkuar nga puna pas humbjes prej 2-0 nga Valencia.

Andaluzianët mbajnë pozitën e 12-të në tabelë, ndërsa drejtuesit e klubit e konsiderojnë fajtor trajnerin për paraqitjet jo të mira këtë sezon.49-vjeçari mori drejtimin e Sevillas në shkurtin e kaluar pas shkarkimit të Marcelinos, mirëpo edhe atë e ndoqi i njëjti fat.

Mediat spanjolle spekulojnë se Unai Emery, i cili u shkarkua nga Spartak Moska, mund ta marrë drejtimin e andaluzianëve.