largea_mesio111348903559

Sevilla për të ndal hovin e Barçës

Lideri i La Ligës, Barcelona do ta ketë një test të vështirë në përballje me Sevillan në udhëtim. Barcelona është ekipi i vetëm në Spanjë, që në këtë edicion ka shënuar pesë fitore në aq paraqitje, ndërkaq Sevilla mban pozitën e pestë.

Ballafaqimi në mes Sevillas dhe Barcelonës lenë nën hije takimet tjera në La Liga. Barça në këtë edicion i ka përmbyllur të gjitha takimet me fitore, ndërkaq Sevilla me katër pikë më pas, kërkon të ndal hovin e katalunasve. Real Madridi më në fund pritet t’i rikthehet fitoreve ndaj Deportivos, në “Santiago Bernabeu”.

Derisa Barcelona do të kërkoi të “arratiset” edhe më shumë në takimin sotëm, madridasit e zhvillojnë takimin nesër. Kampionët aktualisht mbajnë pozitën e shtatët me aq pikë, duke mbetur tetë pikë pas katalunasve.

Liga e Spanjës

E shtunë
16.00: Valencia – Zaragoza
18.00: Malaga – Real Betis
20.00: Real Sociedad – Athletic Bilbao
22.00: Sevilla – Barcelona

E diele
12.00: Granada – Celta de Vigo
16.00: Valladolid – Rayo Vallecano
18.00: Osasuna – Levante
19.50: Real Madrid – Deportivo La Coruna
21.30: Espanyol – Atletico Madrid

E hënë
21.30: Getafe – Mallorca