Sërish tërmet në Pejë

Sërish tërmet në Pejë

Sërish tërmet në PejëMbrëmjen e së hënës, Kosova u trondit nga një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet 4 ballë të shkallës së Merkelit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 13 km në perëndim të Istogut, 10 km në verilindje të Pejës, 67 km në perëndim të Prishtinës, respektivisht në koordinatat: 42.74 (latituda) dhe 20.35 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 2 km. Tërmeti është ndjerë dukshëm nga banorët e rajonit të Pejës, po ashtu edhe në rajone tjera të Kosovës. Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmet e shkaktuara në zonën epiqendrore.

Ndërsa, sipas sizmologëve të rajonit, një tërmet me magnitudë 3,2 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në orën 01:06 në rajonin e Istogut, rrethina e Pejës në Kosovë. Intensiteti në epiqendër vlerësohet 4-5 ballë të Merkelit. Tërmetet e intensitetit të tillë mund të shkaktojnë shumë pak dëme në objekte në rajonin e epiqendrës.