Sërish grushta në BDI?

Sërish grushta në BDI?

Sërish grushta në BDI?Një incident ka ndodhur sonte në mbledhjen e këshillit vendor të bdisë në fshatin Zagraqan të Strugës, njoftojnë për Lajmpress burime partiake.

Sipas tyre,një rrahje ka ndodhur në momentin kur përkrahësit e Ramiz Merkos nga njëra anë dhe Arben Llabunishtit nga ana tjetër, nuk kanë mundur të merren vesh lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit vendor dhe delegatëve nga ky fshat.

Sic marim vesh, Këshilli vendor në Zagraqan është këshilli i tretë në degën e Strugës ku ka dështuar mbledhja për shkak të mosmarrëveshjeve mes fraksioneve të Merkos dhe Llabunishtit. Lajmpress të enjten do të kërkojë qëndrim zyrtar prej BDI-së lidhur me këto informata.