Serie A, liga ku shqiptarët ndihen më së miri

Serie A, liga ku shqiptarët ndihen më së miri

Serie A, liga ku shqiptarët ndihen më së miri Mesfushori Amir Abrashi është futbollisti i fundit shqiptar që përmendet për kalim të mundshëm në kategorinë e parë të futbollit italian, Serie A.

Serie A është liga ku paraqiten numri më i madh i lojtarëve shqiptarë, nëse merren për bazë pesë kampionatet më të forta evropiane të futbollit. Numri i shqiptarëve në Serie A pritet të rritet edhe më shumë në afatin e janarit dhe atë të verës, shkruan sot Koha Ditore). 

Për Abrashin 22-vjeçar interesim ka treguar Lazio. Abrashi aktualisht luan për Grasshopperin në Superligën e Zvicrës, ndërsa me këtë skuadër ka kontratë deri në qershor të vitit 2014.

Në Serie A luajnë edhe Valon Behrami e Blerim Xhemajli (Napoli), Përparim Hetemaj (Chievo), Migjen Basha (Torino), Shkodran Mustafi (Sampdoria), Samir Ujkani (Palermo) e Erjon Bogdani (Siena). Kontratë me Palermon ka edhe Agon Mehmeti që po luan si i huazuar te Novara në Serie B.

Për një kalim të mundshëm te Lazio janë përmendur edhe emrat e Admir Mehmedit e Beg Feratit, ndërsa më herët edhe Granit Xhakës. Sulmuesi Mehmedi pritet të largohet nga Dynamo e Kievit, ndërsa mbrojtësi Ferati nga Freiburgu gjerman. /KohaDitore/