Sergio Aguero nuk luan kundër Barcelonës

Sergio Aguero nuk luan kundër Barcelonës

Sergio Aguero nuk luan kundër BarcelonësManuel Pellegrini ka konfirmuar që Sergio Aguero nuk do të luaj në ndeshje e parë të Manchester Cityit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi ka pasur disa probleme me lëndime gjatë këtij sezoni për Cityin, i fundit ka ardhur pasi skuadra nga Manchester e ka shkatërruar Tottenhamin duke e mundur me rezultat 5-1 muajin e kaluar ku ai pati një problem me zgjatjen e muskulit.

“Aguero nuk është në listën e skuadrës. Do të shohim nëse ai do të jetë në gjendje që të luaj të shtunën kundër Stoke City por prapë do të jetë e vështirë kjo”, ka thënë kiliani në konferencën për shtyp.