Serbinë sërish e pengon prania e Kosovës në tryezë

Serbinë sërish e pengon prania e Kosovës në tryezë

Serbinë sërish e pengon prania e Kosovës në tryezëKuvendi i Shqipërisë ka organizuar të hënën në hotelin “Sheraton” konferencën Karta e Adriatikut-SHBA.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planveprimit të aktiviteteve të parashikuara gjatë Kryesisë shqiptare të Kartës së Adriatikut (janar-dhjetor 2014).

Aktiviteti synon të intensifikojë bashkëpunimin e parlamenteve të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës së Adriatikut (A-5) në lëmin e çështjeve të sigurisë, si një kontribut i rëndësishëm në funksion të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, në shërbim të integrimit të plotë euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë delegacione nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe shoqëria civile, si dhe një delegacion nga Kosova i kryesuar nga nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë dhe FSK-në, Rexhep Selimi…/koha/