Serbia pranon kompromisin, por jo për njohjen e Kosovës
Serbia është e gatshme për kompromis, por nuk besoj se asnjë pushtet do ta pranonte kompromisin që nënkupton se me rezolutën verifikohet pavarësia e Kosovës- ka deklaruar ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, pas një bisede me homologun kroat, Tomislav Karamarko.
Sipas Radios Evropa e Lirë, Dacic ka thënë se Serbia duhet të punojë për mbrojtjen e interesave territoriale të saj dhe për integrimet evropiane pavarësisht nga epilogu i votimit të rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ai ka shtuar se verifikimi i pavarësisë së Kosovës përmes rezolutës nuk do të ishte kompromis, por shmangie nga parimet shtetërore.