|

Serbia: Nuk i njohim vulat e Kosovës

Kryetari i Dhomës Ekonomike të Serbisë, Millosh Bugarin ka deklaruar se problemet për shkëmbimet tregtare me Kosovën duhet të zgjidhen në bisedimet e ardhshme.

Bugarin është shprehur se Serbia nuk mund të pranojë vulën doganore të një shteti, që sipas tij nuk ekziston.

“Në vulë duhet të shkruhet “UNMIK Kosovo”, ose “UNMIK 1244”, por jo “Republika e Kosovës”, sepse për Serbinë kjo është e paligjshme”, ka pohuar Bugarin.

“Ky problem duhet të zgjidhet në bisedimet Prishtinë-Beograd që pritet të fillojnë”, ka shtuar ai.