Senegali – Kosova 3:1

Senegali – Kosova 3:1

Senegali – Kosova 3:1Në ndeshjen tretë ndërkombëtare miqësore, futbollistët e kombëtares së Kosovë pësuan disfatë në takimin kuundër Senegalit me rezultat 1:3.

Në takimin i cili u zhvillua mbrëmë vonë në Gjenevë të Zvicrës, golat për Senegalin i shënuan Niasse në minutat 40 dhe 48 dhe Sakhio në minutën e 50-të, ndërsa golin për Kosovën e shënoi Bunjaku në minutën e 26, raporton AFP nga Gjeneva.

Më parë Kosova ka zhvilluar dy takime ndërkombëtare miqësore: me Haitin ka luajtur baras 0:0, ndërsa me Turqinë ka pësuar disfatë bindëse me rezultat 1:6.