|

Sëmundjet e gjëndrës tiroide

Sëmundjet e gjëndrës tiroideHormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë në zhvillim dhe pjekje, e rrisin sintezën e proteinave, përshpejtojnë shpërbërjen e yndyrave, kanë rol kyç në zhvillimin e sistemit nervor etj. Organizmit s’i bën mirë as puna e ngadalësuar, as e rritur e gjëndrës tiroide.

Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe indokrine në trupin tonë. Sekreton hormonin tiroksin (T4) dhe tironin (T3), që e rregullojnë metabolizmin e të gjitha indeve të tjera.

Mungesa e hormoneve tiroide mund të çojë te retardimi mendor.  Çrregullimi më i shpeshtë i punës së kësaj gjëndre është hipotireoza, që shkaktohet kur gjëndra tiroide s’prodhon hormone të mjaftueshme. Funksioni i rritur i gjëndrës tiroide, hipertireoza, paraqitet më së shpeshti gjatë moshës 20-50 vjeçe, më së shpeshti te femrat.

Ky çrregullim në 70-80 % të të sëmurëve shkaktohet nga procesi auto-imun. Edhe mungesa dhe sasia e tepërt e jodit mund të shkaktojnë hipotireozën, si dhe ilaçet e ndryshme. Dallojmë edhe tireoditisin akut dhe subakut. I pari shkaktohet nga infeksionet me baktere dhe kërpudha, por edhe si pasojë e rrezatimit me jod. Derisa i dyti është pasojë e infeksionit me virus