selimi

Selimi: Vetëvendosje nuk heq dorë nga protestat

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë akuzoi Policinë e Kosovës për përdorim të dhunës gjatë protestës së 14 janarit në pikën kufitare Merdare dhe ate te Dheu i Bardhë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në një konferencë për gazetarë tha se Vetëvendosja nuk do të heq dorë nga protestat edhe përkundër thirrjeve të faktorit ndërkombëtar dhe vendor.
Lëvizja Vetëvendosje me këtë rast, sërish bëri thirrje për protestën e 22 janarit.