Selfie

“Selfie”, ose psikopatia narciziste

SelfieShtohet moda e vetshkrepjes me smartfone e psikologët që thërrasin tashmë për “psikopatinë narciziste”. Kim Kardashian përgatit një album me pamje midis erotizmit edhe egoizmit

Ajo është e bukur, e pasur dhe e famshme. Aq sa duhet për të mos e fshehur egocentrizmin e saj të shfrenuar e përkundrazi, për të ndërtuar rreth një personazhi shumë të kërkuar në rrjet: Kim Kardashian, ylli i realitetit amerikan dhe gruaja e reperit Kanye West, është bërë mbretëresha globale e selfie-ve (autofotografive).

 

Nuk humbet asnjë rast për të treguar trupin e saj përmes një vërshimi vetëshkrepjesh, duke ngarë kështu modën e fundit të lindur nga meteoriti i Internetit. E për të shfrytëzuar më mirë valën e gjatë të vetë-urimit, Kim ka përgatitur një libër imazhesh, të gjitha të realizuara me teknikën e selfie-ve, botuar në Shtetet e Bashkuara i cili është shpallur tashmë një best seller. Titulli: Egoiste, një neologjizëm që me një lojë fjalësh lartëson autoshkrepjen si një formë të re, në këtë rast madje erotike, të egoizmit. Prej një narcizizmi shpërthyes që shpjegon, më mirë se sa cilido njeri i mençur, një tendencë prej numrash të mëdhenj, të tregut masiv. Platforma Instagram, Arkivi i pangopur i fenomenit, vendos në rrjet çdo ditë 60 milionë përmbajtje të reja, e nga këto pothuaj 60 për qind janë saktësisht autoshkrepje.

Selfie-t (vetëshkrepjet), të trajtuara me mizori nga kush duhet të masë çdo ditë popullaritetin e duhur me vëmendjen e publikut, kondesojnë (vetë) marketingun dhe vetë dhe komunikimin. Francesco Totti, që nuk shënonte një gol në veprim prej 252 ditësh, nxjerr jetëgjatësinë e tij të jashtëzakonshme prej kampioni, duke i dhuruar tifozëve, të gjithëve e jo vetëm atyre të pranishëm në stadium ose ngjitur pas televizorit, triumfin për golin e dytë të shënuar gjatë ndeshjes me Lazion.

Cameron Diaz provon të sfidojë ligjin e papajtueshëm të kohës, që për një dive mund të transformohet në një tmerr të përditshëm, përmes autoshkrepjeve që e portretizojnë pa makiazh por edhe pa rrudha, pothuaj duke demonstruar një bukuri akoma integrale. Matteo Renzi, që në rrjet është fokusuar në shumë prej letrave të tij prej inovatori e prej udhëheqësi të një ndryshimi të shumëpritur, nuk humbet rast për të treguar me një selfie në punë, në shtëpinë prej xhami të pallatit Chigi. Në tavolinë me stafin e vet ose gjatë një darke me mëngë të palosura këmishe me Tony Blairin për të transmetuar kështu, me fotogramën e një autoshkrepjeje, kalimin e stafetës midis modernizuesve të së majtës europiane. Dje Tony, sot Matteo.
Sistemi YLL

Por nëse sistemi star (yll) e bën zanatin e tij dhe modelon paradigma të reja në kërkim të përhershëm për një eliksir që ruan mitin e famës gjithmonë solide, temperatura e selfie-ve fillon të jetë e studiuar nga komuniteti shkencor si termometri i një patologjie bashkëkohore, shumë e përhapur e shumë koherente.

Një grup srudiuesish të Universitetit të Ohios kanë publikuar, në revistën Personality and Individuality Differences, rezultatet e një studimi mbi një kampion prej 800 burrash, në moshë mes të 18-ave e 40 vjetëve, të apasionuar ndaj autoshkrepjeve. Konkluzioni të bën të reflektosh: emocionet e selfie-ve, me vetëkënaqësi në kontur të saj, sinjalizojnë një “psikopati narciziste”, thotë Jesse Fox, kreu i studiuesve: “Burrat janë duke u bërë ndjeshëm, më shumë narcizistë se sa gratë, një sjellje që fsheh pasigurinë e tyre të madhe”. Një konfirmim i kësaj diagnoze vjen nga statistikat mbi ndërhyrjet në kirurgjinë plastike faciale në Amerikë, duke shënuar 25 për qind pikërisiht në dy vitet e fundit, që ka përkuar me bumin e selfie-ve. Është shtimi i kërkesës mbi të gjitha mashkullore./messagero/