Sekuestrohet në Vlorë një ton kanabis

Sekuestrohet në Vlorë një ton kanabis

Sekuestrohet në Vlorë një ton kanabisPolicia e Vlorës gjatë një operacioni antidrogë ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, ndërsa ka shpallur në kërkim dy poseduesit e drogës, raporton oranews.

Sekuestrimi i drogës është realizuar pas një operacioni të gjerë të ndërmarrë nga policia e Vlorës, në bashkëpunim edhe me forcat speciale.

Ndërkohë pritet që në orët në vijim policia e Vlorës të japë më shumë detaje për operacionin anti-drogë dhe për identitetin e personave të shpallur në kërkim.

Më herët policia e qytetit bregdetar njoftoi se gjatë një operacioni antitrafik janë ndaluar 13 shtetas afganë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokale dhe automjete janë arrestuar disa persona për armëmbajtje pa leje.