Seksin? E perjetojmë sipas karakterit që kemi

Seksin? E perjetojmë sipas karakterit që kemi

Jo të gjithë, e përjetojnë seksin në të njëjtën mënyrë. E gjithçka duket se varet nga këndvështrimi që kemi rreth tij dhe përjetimit të marrëdhënieve seksuale në fund të tyre.

Këtë e pohon një studim i fundit i kryer nga ekspertja amerikane, Caroline J. Simon, sipas të cilit, seksi si i tillë, nuk është vetëm seks, por një mënyrë e vërtetë për të komunikuar dhe shprehur personalitetin në çift. Gjithçka, në varësi të karakterit që ne kemi.

Seksi si “besëlidhje”.

Tipat që e shohin seksin në këtë mënyrë, e përjetojnë atë në vetvete me krijimin e një lidhje, të një pakti me partnerin. Marrëdhënia seksuale për të tillë tipa, është e mirë vetëm nëse çifti është i martuar. Nëse nuk është i tillë, konsiderohet si një bazë e dobët për marrëdhënien.

Seksi si “lodër”.

Seksi është një lodër, që të nxjerr në dritë dhe ti e sheh vetëm si një mundësi për të krijuar sa më shumë kënaqësi. Duket absurde për ta thënë, por shumë njerëz e shohin dhe e konceptojnë kështu seksin.

Seksi si “dashuri”.

Romantikët e pashërueshëm, nuk dinë ta konceptojnë ndryshe një marrëdhënie intime: Përveçse seks të bërë me shumë dashuri. Për ata, shtrati nënkupton një pakt mes zemrash dhe asgjë tjetër.

Seksi si “pushtet”.

Akti seksual në këtë këndvështrim, shihet si një mënyrë për të kufizuar lirinë e tjetrit, pra ta posedosh totalisht partnerin. Një mënyrë e rrezikshme kjo të menduari, të cilin e kanë shumë meshkuj.