Seksi, motori që lëviz gjithë botën

Seksi, motori që lëviz gjithë botën

Seksi, motori që lëviz gjithë botënTashmë ka mbërritur “Homo – Eroticus”, i cili me sa duket ka lënë pas gjenezën e tij “Homo – Sapiens”.

Kjo është teoria që ka zbuluar një studim i posaçëm, i kryer së fundmi nga filozofi francez, Michel Maffesoli, mbi teorinë e “seksit që lëviz botën”. Kjo sipas tij, është edhe dogma post-moderne e njeriut.

Ndërsa një studim paraprak i tij ka paralajmëruar se dashuria zgjat e shumta dy vjet, në studimin e fundit, ai flet për një ndryshim radikal që po pëson bota, atë të mbërritjes së seksit si “manivelë” që lëviz gjithë gjërat e kësaj bote.

Sipas tij, me seks zgjidhet gjithçka, edhe problemet ekonomike, edhe ato familjare, madje edhe ato shoqërore. Duke ndjekur në këtë mënyrë traditën perëndimore, e cila sipas shkencëtarit francez, bazohet në triumfin e erosit si pjesë e post-modernizmit, duke u bazuar tërësisht në kënaqësinë seksuale me pasoja pozitive për shoqërinë dhe për zgjidhjen e krizave.

Ndërkohë në SHBA, ka kohë që flitet në studime të ndryshme pararendëse, se erotika si ‘motor’ i shoqërisë, ka kohë që paraqet rëndësinë e seksit për zhvillimin ekonomik dhe teknologjik.