Sekretari i UP-së merr pagë mbi 4 mijë euro

Sekretari i UP-së merr pagë mbi 4 mijë euro

Sekretari i UP-së merr pagë mbi 4 mijë euroEsat Kelmendi, sekretar i UP-së, ndonëse e ka pagën mbi 1 mijë e 140 euro, ai ka marrë dyfishin, e ndonjëherë edhe katërfishin e kësaj page gjatë disa muajve të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai arsyetohet se të hyrat shtesë i ka marrë nga honorarët, bazuar në Rregulloren mbi kompensimin e punës së komisioneve që themelohen në nivel të Universitetit. Por deputetë të Komisionit parlamentar të arsimit këtë gjë e quajnë “keqpërdorim të llojit të vet”

Burime të “Kohës Ditore” brenda UP-së bëjnë të ditur se shumën vjetore të të hyrave që është dashur ta marrë Kelmendi nga paga, e ka realizuar pothuajse nga honorarët e vetëm katër muajve. Ndërsa, vetëm gjatë një muaji, siç ka ndodhur në nëntor të vitit 2013, ai ka marrë pagë prej mbi 4 mijë e 200 eurosh, apo katërfishin e pagës bazë.