Fatmir Sejdiu

Sejdiu: Kushtetuta lejon mbajtjen e postit të ngrirë

Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu tha të martën se ekziston një kategori kushtetuese e cila ia lejon atij ta mbajë të ngrirë postin e kryetarit të partisë. Ai tha se përfaqësuesit ligjor të tij në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kanë prova të mjaftueshme për ta dëshmuar këtë gjë.

Kështu është shprehur presidenti Sejdiu duke iu kundërpërgjigjur deklarimeve të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, i cili në një intervistë dhënë televizionit Klan Kosova të hënën ka thënë se Kushtetuta nuk njeh ngrirje të postit.

Megjithatë, Sejdiu ka thënë se do të njeh çdo vendim që do të merr Gjykata Kushtetuese e vendit.

Po ashtu, gjatë një vizite në fshatin Harilaq, Presidenti i Kosovës nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar për fillimin e negociatave me Serbinë, duke ripërsëritur se nuk do të negociata për statusin e vendit.