Seedorf: Me Napolin e vështirë

Seedorf: Me Napolin e vështirë

Seedorf: Me Napolin e vështirëSeedorf është shprehur se ndeshja me Naploin është një ndeshjë shumë e rëndësishme, por jo jetike.

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, kundër një skuadre të fortë, pavarësisht rezultateve të fundit. Nuk e shikoj këtë takim si një test, pasi që të shkosh në një test duhet të studiosh për orë të tëra. Pres një takim të fortë me një ekip që ka lojtarë të fortë dhe në formë. Për momentin mendojmë vetëm për Napolin dhe aspak për Atleticon”.

Trajneri i kuqezinjve do të shpresojë deri në fund për rikuperimin e Kaka, ndërkohë që foli i rezervuar për formacionin e mundshëm.

“Braziliani duket më mirë, gjithsesi do të mbajmë shpresa se mund të bashkohet me grupin. Për formacionin është herët të flas, pasi më parë duhet të shikoj gjendjen e lojtarëve. Silvestre dhe Zapata janë rikthyer, ndoshta jo për 90 minuta të plota, por janë me grupin. Taarabt? Nga shumë njerëz thuhet se është një talent. Tani është me ne dhe duhet t’i japim kohë që të tregojë kualitetet që ka”.

Një koment i paevitueshëm kur Seedorf u pyet për njohjen nga ana e Balotellit të vajzës së tij Pia.

“Janë çështje personale që diskutohen vetëm privatisht. Ta lëmë të qetë Marion”.

Seedorf ka zhvilluar tre ndeshje në kampionat si trajner dhe ka dy fitore nje barazim.