Satya Nadella drejtuesi i ri i Mikrosoftit

Satya Nadella drejtuesi i ri i Mikrosoftit

Satya Nadella drejtuesi i ri i MikrosoftitMicrosoft-i emëroi sot si drejtor ekzekutiv indiano-amerikanin Satya Nadella, i cili punon për kompaninë prej 22-vitesh.

Zoti Nadella është drejtuesi i tretë në historinë e kësaj kompanie, pas themeluesit të saj, Bill Gates dhe Steve Ballmer, që njoftoi në gusht se do të dilte në pension.  Me zgjedhjen e zoti Nadella, Microsofti i dha kështu fund një procesi të zgjatur për gjetjen e shefit të ri.

Në një email për punonjësit e kompanisë, zoti Nadella e quajti emërimin “një nder të madh”.

Satya Nadella ka lindur në Indi dhe ka studiuar shkenca kompjuterike në Universitetin e Wisconsinit- Milwaki, duke bërë më vonë një master në administrimin e biznesit, në Universitetin e Chicagos.

Microsofti bëri gjithashtu të ditur përmes së njëjtës deklaratë sot se Bill gates nuk do të jetë më Presidenti i kompanisë, rol që do ta marrë John Thompson. Zoti Gates do të shërbejë tashmë si “këshilltar për teknologjinë.”

Gjithashtu ai do të jetë dhe një nga anëtarët e bordit drejtues të Microsoftit.