Sarajevë: Ngordhja e mijëra kafshëve, rrezikon sëmundje vdekjeprurëse

Sarajevë: Ngordhja e mijëra kafshëve, rrezikon sëmundje vdekjeprurëse

Sarajevë: Ngordhja e mijëra kafshëve, rrezikon sëmundje vdekjeprurëseMijëra krerë të kafshëve të ngordhura në pjesë të madhe kafshë të mëdha të cilat janë në fazën e shkatërrimit, kërcënohet që pas përmbytjeve në Bosnjë e Hercegovinë të shkaktojë paraqitje të sëmundjeve ngjitëse si antraksi, tërbimi dhe shumë të tjera të cilat barten te njerëzit, paralajmërojnë ekspertët nga BeH-ja.

Përfaqësuesit e Odës veterinare të Federatës së BeH-së dhe Fakultetit veterinar në Sarajevë theksuan se shteti nuk ka asnjë kremator të madh për kafshë që të mundet të largohen kafshëve e ngordhura.

“Kroacia dhe Serbia na ofruan ndihmë të caktuar për djegie të kafshëve të ngordhura. Numër i madh i krerëve të kafshëve të ngordhur është dërguar drejt Serbisë, ku do të digjen”, tha dekani i Fakultetit veterinar Nihad Fejziq.

Ai shtoi se sot janë miratuar pesë masa të cilat urgjentisht duhet të ndërmerren me qëllim të ndalimit të përhapjes të sëmundjes.

Fakulteti veterinar do t’i vendosë në dospozicion laboratorët e tij për kontroll të sigurisë së ushqimit nga kafshët dhe laboratorin për ushqim shtazor, me udhëzim se pritet paraqitje edhe e aflatoksinës te drithërat dhe si pasojë edhe tek qumështi.