Neymar_381316_thumb_large

Santos-Real-it: Neymar jashtë merkatos

Tani është zyrtare. Santos i ka dërguar klubit të Real Madrid një letër të presidentit Luis Alvaro Ribeiro, duke njoftuar se nuk do ta shesë fenomenin e ri brazilian Neymar.

Lajmin e bën të ditur ueb sajti brazilian UolEsporte, ndërkohë që është konfirmuar edhe nga menaxheri i lojtarit, Wanger Ribeiro.

Në një sesion të asamblesë legjislative të shtetit të San Paolos, presidenti Santos ka deklaruar: “Ka marrë fund koha kur klubet evropiane e kujtonin veten padronë të botës”.