|

Samsung prezanton Galaxy Chat

Samsung ka prezantuar edhe një telefon të ri në linjën e vet Galaxy, telefon ky i quajtur Galaxy Chat, i projektuar për njerëzit të cilëve ju pëlqejnë butonat në pajisjet e tyre.

Samsung Galaxy Chat përmban një formë si disa nga versionet më të vjetra, gjithashtu përmban një tastierë QWERTY në stilin e BlackBerry. Telefoni do të drejtohet nga Android 4.0 Ice Cream Sandwich (me TouchWiz sigurisht), një ekran 3.0″, kamerë 2 megapixel, Bluetooth 3.0, 4 GB memorie, USB 2.0, WiFi, miscroSD dhe një bateri 1200 mAh.

Ky telefon është për personat të cilët e duan komunikimin me mesazhe, nuk u tregua asgjë rreth datës së lansimit të Samsung Galaxy Chat, por telefoni si fillim ka në shënjestër Europën – Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Kinën, Azinë Juglindore dhe Azinë Jugperëndimore

Etiketa:

Komentoni