“Samsung Galaxy”, telefoni i Lojërave Olimpike 2012
Këtë mbrëmje, “Samsung”, do të ngrejë në Londër siparin e gjeneratës së tretë të Galaxy S, smartphon i tij. Kjo agjenci britanike nuk është përzgjedhur rastësisht, Galaxy S 3 (ose më mirë S III) do të jetë telefoni “zyrtar”, i Lojërave Olimpike 2012.
Shenjë kjo që tregon se Samsung nuk ka asnjë qëllim të japë asnjë milimetër në fushën e investimeve në marketing e komunikim, një recetë që e ka bërë kolosin korean Nokia të rrëmbejë kryesimin e prodhimeve të telefonisë celulare në mbarë botën dhe të mbajë në distancë Apple, në segmentin e smartphone.
Gjithçka është bashkuar në një aftësi prodhuese, hardëare i dy Galaxy S, ka tërhequr vëmendjen dhe zemrat e të apasionuarve. Forca e parë e Samsung në fakt është shpejtësia me të cilën i përgjigjet trendeve.
Edhe me touchscreen arriti të njëjtin sukses. Samsung ka prezantuar në Barcelonë Galaxy Tab 10.1, ndërsa Apple prezantoi iPad 2 dhe Samsung brenda 3 javëve anoncon një version të ri të Galaxy Tab 10.1, në versionin më të hollë sesa rivali. Pika e dytë e forcës së modelit industrial, është se ka në avantazh të jetë një koorporatë vertikalisht e ekuilibruar, që prodhon gjithçka dhe që modelet e tij bëjnë diferencën.