Samsung Galaxy Note 8.0

Samsung Galaxy Note 8.0

Samsung Galaxy Note 8.0Samsung Galaxy Note 8.0 është pajisje për ekzistencën e të cilës kemi marrë vesh më herët, falë informacioneve që rrodhën nga vet kompania Samsung.

Sipas informacioneve në dispozicion, bëhet fjalë për tablet 8 inç, me rezolucion ekrani prej 1280 x 800 pika, i cili korrespondon në raport prej 16:9.

Sipas të gjitha gjasave, pajisja do të punojë me procesor katër bërthamësh Exynos 5 me fuqi prej 1,4 GHz (apo 1,6 GHz) në kombinim me 2 GB RAM. Sistemi operativ do të duhej të jetë Jelly Bean 4.2.

Sot konfirmimi i ekzistencës së kësaj pajisje vjen në formën e fotografive të gjalla dhe sipas asaj që mund të shohim bëhet fjalë për një pajisje mirë të dizajnuar e cila përcjellë linjën e serisë Galaxy të Samsung.

Ajo çfarë mund të jetë e një rëndësie vendimtare është gjerësia e pajisjes, sepse nëse shtëpiza nuk do të jetë më e gjerë se shtëpizat e mëparshme të modeleve 7 inç, lehtë mund të ndodhë që ky standard të lëvizë ngadalë.

iPad mini bën pjesë në kategorinë e tabletëve 7 inç, edhe pse ka diagonale të ekranit prej 7,9 inç.

Pritet që Samsung Galaxy Note 8.0 të prezantohet zyrtarisht në MWC në Barcelonë në muajin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)