Sampdoria-Milan, nuk ka fitues në “Marassi”

Sampdoria-Milan, nuk ka fitues në “Marassi”

Sampdoria-Milan, nuk ka fitues në “Marassi”Skuadra e Allegrit i afrohet vetëm me 1 pikë vendit të gjashtë që mbahet nga Roma, ndërsa Sampdoria mbetet jashtë zonës së nxehtë në renditje.

Milani i talenteve Bojan-El Shaarawy-Niang nuk shkon më shumë se një barazim pa gola në stadiumin “Marassi” kundër një Sampdoria të rigjeneruar nga “kura” e Delio Rossit.

Pas suksesit në Torino kundër Juventusit, Sampdoria frenon një ekip tjetër të madh si Milani duke dalë ngadalë nga zona e nxehtë e renditjes. Skuadra e Allegrit mbetet në vendin e 7-të të renditjes me 31 pikë ndërsa Sampdoria në vendin e 15-të në kuotën e 21 pikëve.