Nasri_887358_thumb_large

Samir Nasri: Ja pse u largova nga Arsenali

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri ka sqaruar arsyet prapa largimit të tij nga Arsenali, duke thënë se ai ndjeu që ka gjasa më shumë për suksese me Blutë. Ai shtoi se edhe mungesa e transfereve nga Wenger ndikoi në vendimin e tij.

“Pse nuk e vazhdova kontratën me Arsenalin? Ne kemi filluar bisedimet në tetorin e kaluar, por në qershor unë nuk kam lexuar ndonjë lajm, nuk kishte zhvillime në treg. Vjen koha kur duhet të investoni. Unë kam dëgjuar se njerëzit po thoshin që po largohem për para. Unë paguhem mirë te City, është e vërtetë, por jam 24 vjeçar dhe unë kam arritur në një pikë kthyese për karrierën time, ishte me rëndësi të bashkohem me një klub që ka ambicie”.

“Unë besoj se tani kam më shumë gjasa të fitoj tituj me Cityn, se sa me Arsenalin”, deklaroi Nasri për L’Equipe.