Samir Handanovic mbrojti penaltinë e 6-të radhazi

Samir Handanovic mbrojti penaltinë e 6-të radhazi

Samir Handanovic mbrojti penaltinë e 6-të radhaziHandanovic thotë se mbrojtja e penaltive është detyrë e tij, pasi slloveni ndihmoi Interin të nxjerrë fitore 2-1 ndaj Dnipro.

Zdravko Kuzmanovic dhe Pablo Osvaldo shënuan për të ndihmuar Nerazzurrët të përmbysin skuadrën mysafire. Por vendimtar në fitore ishte Handanovic, që mbrojti për të gjashtën herë radhazi gjuajtjet nga pika e bardhë.
“Është detyra ime të bëj mbrojtje dhe të përpiqem t’ia dal sa më mirë që mundem. Ne duhej të punojmë fuqishëm për ta nxjerrë këtë fitore”.

“Neve na mungoi ca bindja në fillim dhe nuk luanim mirë, por më pas treguam shpirtin e duhur”.
“A vuajti Interi me katërshen në mbrojtje? Kjo nuk bën ndonjë diferencë tash. Gjëja kryesore është mentaliteti që ekipi ka”, ka thënë Handanovic.

Handanovic më herët kishte mbrojtur pesë penalti pa pranuar gol, ndaj Veronas, Cagliarit, Torinos, Parmas, dhe Sampdorias.