Samaras: Takime nuk do të ketë, juve nuk ju bllokon Greqia por BE-ja

Samaras: Takime nuk do të ketë, juve nuk ju bllokon Greqia por BE-ja

Samaras: Takime nuk do të ketë, juve nuk ju bllokon Greqia por BE-jaKryeministri grek Andonis Samaras e ka refuzuar propozimin e kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski për takime të drejtpërdrejta të nivelit më të lartë që të intensifikohen bisedimet për zgjidhje të problemit me emrin midis dy shteteve, publikoi “Dnevnik”.

Në përgjigjen e letrës që Gruevski ia dërgoi para rreth 20 ditëve, Samaras thotë se nuk ka nevojë për takime për shkak se Greqia nuk është ajo që i bllokon eurointegrimet, por vetë BE-ja nuk ka lejuar që Maqedonia të ecë përpara.

Të shihemi që këtë javë – Gruevski i shkruajti Samarasit para një muaji, por kjo, sipas përmbajtjes së përgjigjes nga Athina, nuk ka hasur në mirëkuptim nga pala greke. Ndaj ftesës së Gruevskit, kryeministri grek, sipas burimeve diplomatike, i është përgjigjur se nuk ka nevojë për takime dhe fotografime.

Nëse kjo do të thotë se kryeministri grek nuk e ka analizuar idenë e kolegut të Maqedonisë që për problemin për emrin të negociohet me ekipe që do t’i udhëheqin të dy kryeministrat me qëllim që të dinamizohet i gjithë procesi, madje konsideron se kryeministri i Maqedonisë e fton në muhabete protokolare? Përndryshe, Gruevski pikërisht për gjestin e këtillë – të fillohet dialog më esencial të nivelit më të lartë në periudhë kur në qarkullim është propozimi i fundit i ndërmjetësuesit Metju Nimic, mori mbështetje edhe nga diplomatët evropianë dhe amerikanë. Siç shkruan “Dnevnik”, përgjigjeja përmban arrogancë dhe e thekson komodimin grek në marrëdhëniet dhe në kontestin me Maqedoninë.

“Duke pasur parasysh se Samaras e refuzon idenë për takime të nivelit të të dy kryeministrave të dy shteteve, bëhet e qartë se ai konsideron se formati i tanishëm i bisedimeve midis shteteve, në të cilin Jolevski dhe Vasilakis veçmë edhe nuk takohen, është adekuat dhe i mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për përshpejtim të procesit ose negociata të ekipeve për zgjidhje të shpejtë të problemit qiç propozoi Gruevski, ndërsa që, në fakt, e kërkon edhe Brukseli. Ajo që befason, por edhe tregon se disa rreth të Maqedonisë e arritën qëllimin obstruktiv, është që kryeministri grek ka theksuar se Greqia nuk është ajo që e bllokon Maqedoninë në rrugën e integrimit të saj euroatlantik, por se vetë BE-ja vendos se nuk duhet të ecet përpara për shkak të dobësive të vërejtura dhe mungesës së përparimit sipas kritereve për hyrje në Union. rekomandimet nga KE-ja dhe tashmë ftesa e harruar nga NATO në vitin 2008 dukshëm që Samaras nuk i merr parasysh. Në përgjigjen kryeministri grek ka shkruar se konsideron që ata mjaft na kanë ndihmuar deri më tani dhe se tani ne e kemi radhën të bëjmë gjest. pyetja është se si kjo të bëhet kur nuk dëshiron të takohet me ekipin e Maqedonisë? Pas fjalëve të këtilla të Samarasit parashtrohet edhe pyetja se vallë kryeministri grek të paktën i ka lexuar rekomandimet nga Komisioni Evropian ku kërkohet zgjidhje e kontestit me fqiun jugor si pjesë e politikës së fqinjësisë së mirë? Ose bëhet fjalë për letër me të cilën vetë ai e mbulon vendimin strategjik grek për bllokim të Maqedonisë me çdo çmim?”, shkruan “Dnevnik”.

Gruevski para pothuajse një muaji i dërgoi letër Samarasit me qëllim që të përshpejtohet procesi i eurointegrimeve të Maqedonisë. Siç theksoi Gruevski në letër, pengesë për hyrje në BE është kontesti për emrin, ku Greqia e ka fuqinë e anëtares së BE-së dhe NATO-s, ndërsa Maqedonia fuqinë e së drejtës ndërkombëtare. Kontesti duhet të zgjidhet, ndërsa nga ai dobi do të kenë që të dy shtete, ka shkruar Gruevski. Letra është ofertë më konkrete nga pala e Maqedonisë për gjetjen e ndonjë mënyre me të cilën do të zgjidhej kontesti. Gruevski ofron që i gjithë ky proces të mos dalë nga kornizat e KB-së dhe me Metju Nimicin, por njëkohësisht të ngritet niveli dhe të zhvillohet nga vetë kryeministrat e dy shteteve, ndërsa nëse nevojitet, dhe me takime të tyre intensive, në kohë dhe vend sipas përzgjedhjes së palës greke. Nga përmbajtja e letrës është e qartë se kjo përkohësisht është edhe mesazh se Republika e Maqedonisë nuk heq dorë nga anëtarësimi në të dy strukturat, por edhe se vendi ynë nuk është ai që e frenon zgjidhjen e kontestit. Prej këtu nuk ka nevojë që vendi të mbahet jashtë NATO-s dhe jashtë negociatave me BE-në.

“Të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme ekonomike dhe ndërnjerëzore dhe Maqedonia është fuqimisht e vendosur që këto marrëdhënie t’i mirëmbajë dhe t’i avancojë duke e përfshirë këtu edhe realizimin e projekteve të përbashkëta…Maqedonia e vlerëson angazhimin e Greqisë nga viti 2003 që i gjithë Ballkani të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa në këtë kuptim edhe sot dëshiron fqiu ynë jugor jo vetëm ta mbështesë fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në por edhe të jetë partner në këto negociata”, ka shkruar Gruevski në letrën dërguar Samarasit.