|

Samanta me një këngë ndryshe

Ndryshe nga këngët e kaluara, kur këngëtarja Samanta Karavello ka sjell gjithmonë balada, këtë herë ajo në festivalin “Top fest 7” është paraqitur me një këngë më ritmike, por edhe me një paraqitje tjetër skenike.

Në fakt duke qenë se publiku ishte mësuar që të më njeh gjithnjë me balada nëpër festivale, mendova që të ndryshoj dhe të tregoj anën time vokale. Në “Top fest”, jam prezantuar me këngën “Femër fatale” e stilit muzikor RnB, ku jam munduar të tregoj profesionalizëm, por edhe ndryshime në paraqitje skenike”, ka thënë Karavello.

E treta e vërteta

Këngëtarja Karavello ka treguar se konkurrenca në këtë festival është shumë e madhe. Për këngëtaren nga Shqipëria kjo është pjesëmarrja e tretë në këtë festival, dhe ajo beson se këtë vit do të shpërblehet. “Duke besuar në thënien “E treta e vërteta”, po shpresoj që këtë vit të vlerësohem ashtu siç e meritoj. Gjatë këtyre viteve të karrierës sime, jam prezantuar me shumë këngë të mira, por çuditërisht nuk janë vlerësuar ashtu sa e kanë merituar”, ka pohuar ajo duke shtuar që pas festivalit, kësaj këngë mendon t’ia bën edhe videoklipin.

Edhe një këngë të re

Talentja e zbuluar nga spektakli “Ethet e së premtes mbrëma” është shprehur se në vitet e ardhshme do të eksperimentoj edhe me zhanre tjera muzikore, por pa i harruar baladat të cilat i ka shumë për qejfi. “Dua ta sprovoj veten në shumë zhanre për të treguar talentin tim muzikor, por asnjëherë nuk do i lë anash, baladat ngase ndihem më mirë se në secilin zhanër tjetër”. Ajo ka bërë të ditur se është në përgatitje edhe të një këngë të re të cilën do ta shoqëroj bashkë me videoklip, ndërkohë sa i përket albumit ende nuk ka ndonjë plan konkret. “Kam disa këngë që do t’i lansojë këtë vit, ndërsa albumin e shoh ende larg, ndoshta në fund të vitit”, ka paralajmëruar Samanta Karavello.

Lajme të ngjajshme:

  1. Samanta Karavella ‘rritet’, deklaron të dashurin

Etiketa: ,

Komentoni