11salia_1108112028_1

Saliagiq mbetet te Prishtina

Sulmuesi Suad Saliagiq edhe në edicionin e ri të Raiffeisen Superligës do të bartë fanellën e skuadrës së Prishtinës.

Saliagiq me Prishtinën ka firmosur kontratë të re trevjeçare. Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën nënkryetari i klubit bardhekaltër, Afrim Muçiqi.

“Saliagiq do të jetë pjesë e Prishtinës edhe tri vitet e ardhshme. Kjo ishte lëvizja jonë e fundit para fillimit të stinorit të ri. Jemi forcuar në të gjitha repartet”, ka thënë Muçiqi.