Sali Berisha: Të votojnë emigrantët

Sali Berisha: Të votojnë emigrantët

Sali Berisha: Të votojnë emigrantët Kryeministri Sali Berisha risolli në mbledhjen e Qeverisë idenë për krijimin e mundësive për votimin e emigrantëve shqiptarë nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. 

“Qeveria është e gatshme të krijojë mundësinë e votës online, apo çdo formë tjetër që të pranojë opozita, me qëllim realizimin e një detyrimi që e përmbushin të gjithë vendet perëndimore”, tha Berisha.

Sipas tij, ky propozim ashtu sikurse edhe ai për votimin e 16-vjeçarëve nuk pranohet nga lideri i opozitës, për shkak të frikës nga votat.

“16-vjecarët mund të punësohen dhe të paguajnë taksa, por ata nuk po lejohen të votojnë”, tha Berisha.