Sali Berisha: Nuk do miratohet asnjë ligj që ndërhyn në programin e mazhorancës

Sali Berisha: Nuk do miratohet asnjë ligj që ndërhyn në programin e mazhorancës

Sali Berisha: Nuk do miratohet asnjë ligj që ndërhyn në programin e mazhorancës“Nuk do miratohet asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e mazhorancës së re socialiste” Ishte kjo garancia që kryeministri në detyrë, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë. Duke iu referuar ligjin për sigurimet shëndetësore, Berisha tha se kryeministri i ri Edi Rama e ka premtuar falas ndaj i takon atij ta zbatojë.

“Asnjë ligj që ndërhyn me programin e qeverisë tjetër nuk do mund të miratohet. Vendimi që erdhi për sigurimet shëndetësore dhe institutin e shërbimeve shëndetësore nuk do miratohet, shqiptarëve i është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk do bëjmë para, pasi duket si kokëfortësi. Programi jonë premton shërbim falas për ata që nuk mund të paguajnë dot kontribute”, theksoi Berisha.

Peng të mandatit të tij kryeministror, Berisha cilësoi mos realizimin e ndihmës ekonomike falas për njerëzit në nevojë, ndërsa theksoi rritjen e pagave dhe pesnioneve sa herë që të jetë në pushtet.
“Vendimet për rrogat sipas degëve e sektorëve, e kemi bërë 7 vite me radhë e do ta bëhen sa herë jemi në pushtet. Ne nuk mund t’i mashtrojmë shqiptarët me mashtrime antiglobaliste për ulje çmimesh, në një treg cmimet nuk ulen.
Një objektiv që e kam pasur shuë për zemër, nuk arrita ta realizoj dhe ka qenë rritja e ndihmës ekonomike për ata që ishin në varfëri ekstreme”- theksoi Berisha, ndërsa shtoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që asnjë shqiptar të mos jetojë në varfëri ekstreme.

Mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri e nisi me urimin për kryetarin e sapo zgjedhur të PD-së Lulzim Basha.