Sali Berisha apel Ramës: Mos blloko numërimin e votave

Sali Berisha apel Ramës: Mos blloko numërimin e votave

Sali Berisha apel Ramës: Mos blloko numërimin e votaveNga selia e PD-së ku pasi kreu votimin për kryetarin e ri të Partisë Demoktratike Kryeminsitri Sali Berisha i bëri thirrje Edi ramës që të mos bllokojë procesin e numërimit të votave .

“Jam këtu t’i them Ramës mos bëj gabimin fatal për të bllokuar numërimin e votave!
Sali Berisha ka njohur rezultatin siç u shpall fillimisht. Sali Berisha do të njohë çdo rezultat që del nga numërimi i ndershëm i votave. Ta dijë mirë se nuk do të gëzojë kurrë një pushtet të dalë nga falsifikimi dhe mashtrimi i votës. Ai nuk mund të jetë kurrë Kryeministër që me një thes votash të vjedhura të përfaqësojë Shqipërinë, në Shqipëri, në Evropë dhe në botë.

Thirrja është një dhe vetëm një, të numërohet çdo votë dhe unë absolutisht të respektoj njëlloj si atë që është pro dhe ajo që është kundër. Dhe unë e faktova këtë me qëndrimin tim dhe besoj se bëra atë që kërkonte vendi im.
Por vendi im kërkon, qytetarët e mi kërkojnë që çdo fletë votimi të rinumërohet dhe asgjë të mos qëndrojë mbi krimin, drogën dhe kartelin e saj”- deklaroi Berisha.

Ai tha se Lezha tregoi fytyrën më të shëmtuar të zgjedhjeve në 20 vitet e fundit dhe theksoi se PD nuk do ta njohë pushtetin e dalë nga vota e vjedhur.

“Ajo që ne pamë në 14 qendrat e Lezhës është fytyra më e shëmtuar në zgjedhjet e 23 viteve të fundit.
Ka qenë “Dushku”, por “Dushku” ishte një teknikalitet amoral, kurse kjo është një vjedhje manuale me duar të pista, me pare të pista,me qytë revolveri dhe me të gjitha mjetet.

Është në interesin më të mirë të Kryeministrit të ardhshëm, është në interesin më të mirë të çdo qytetari që të bëjnë këtë transparencë për ndryshe.
Partia Demokratike nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur”- theksoi kryeministri.

Basha apel per transparencë të plotë për zgjedhjet e 23 qershorit
Në prononcimin për mediat, Basha apeloi për transperancë të plotë për zgjedhjet e 23 qershorit.

“Ky është rasti i identitetit tonë, i vlerave tona politike, me diskreditimin që i bëhet vendit nëpërmjet vjedhjes dhe deformimit e tjetërsimit të vullnetit si provojnë kutitë e Lezhës e jo vetëm dhe tentativës institucionale të Ramës për të penguar transparencën e plotë, pa kontestuar rezultatet e konfirmuara, por pa i mohuar shqiptarëve të shikojnë se si dhe cfarë ka ndodhur në rrethanat kur faktorët e krimit të organizuar kanë deformuar vullnetin.

Kjo është e palejueshme, e papranueshme në mes të Evropës. Unë i bëj thirrje PD të qëndrojnë fort në këtë çështje, është e identitetit tonë, si qytetarë të lirë dhe evropian, për të mos fshehur zullumqarët e krimit, aktet banditeske dhe kriminale në PS dhe në themel të ngurrimit të pafalshëm që të dënojë këto akte të shëmtuara të barbarizmit përballë vullnetit të shqiptarëve” theksoi Basha.