Saimir Tahiri: Policia, agjensi mortore që numëron vetëm viktimat

Saimir Tahiri: Policia, agjensi mortore që numëron vetëm viktimat

 Saimir Tahiri: Policia, agjensi mortore që numëron vetëm viktimatDeputeti socialist, Saimir Tahiri reagoi në lidhje me krimet e rënda të ndodhura ditët e fundit në vend, si vrasjet brenda familjes, grabitjet me maska, apo ekzekutimi me silenciator në Tiranë. Sipas Tahirit, Shqipëria është zhytur nën thundrën e kriminalitetit, pasi policia e shtetit nuk po bën detyrën e saj. “Vendi po përjeton një përshkallëzim kriminal të përmasave të papara, të padëgjuara më parë.

Bëhet fjalë për krime të denoncuara, që policia e shtetit duhet t’i kishte ditur dhe t’i kishte parandaluar. Policia e Shtetit është kthyer në agjencinë mortore që numëron vetëm viktimat.”- deklaroi Tahiri. Sipas deputetit socialist, “qytetarët meritojnë një tranzicion paqësor të pushtetit, jo tranzicion të përgjakur”. Tahiri u bëri thirrje të gjithë drejtuesve dhe oficerëve të të policisë që të tregojnë se shteti është në këmbë, pavarësisht se qeveritë bien.

“I drejtohemi oficerëve dhe punonjësve të ndershëm të policisë, keni mbështetjen tonë për të garantuar misionin tuaj. Pas shtatorit do fillojë një kapitull i ri edhe për policinë e shtetit, por deri atëherë mos braktisni detyrën.”- u shpreh Tahiri.