Sahiti ne dileme te vendose mes Milanit dhe Juves

Sahiti ne dileme te vendose mes Milanit dhe Juves

Sahiti ne dileme te vendose mes Milanit dhe JuvesSuad Sahitin e pret e ardhme e ndritur. Talenti kosovar prej disa javesh eshte duke kerkuar klub ne Itali dhe fale menaxhereve te tij, Hamdi Mehmeti e Pierre Mbock, ai ishte ne prove te Milani e Juventusi.

Te kuqezinjte lojtari kaloi me sukses provat, madje beri edhe testet mjekesore, per cka drejtuesit e klubit u binden me cilesite e tij. Pas Milanit, lojtari u tregoi edhe atyre te Juventusit se cfare cilesish posedon.

Menaxheri kamerunas me nenshtetesi italiane, Pierre Mbock, qe ka ne pronesi edhe lojtarin e Milanit, Niang, tregon per provat e Sahitit. “Suadi eshte provuar ne Milan dhe ka lene pershtypje shume te mira. Madje, ka kaluar me sukses edhe testet mjekesore. Ata duan qe Suadi te behet pjese e tyre”, thote Mbock per “Sport”.

Ai ndodhej ne Prishtine, se bashku me Mehmetin dhe Suadin. “Lojtari ka qene edhe tek Juventus, edhe ketu ka lene pershtypje te mira. Ai mund te behet pjese e Milanit ose Juventusit. Mirepo, i mbetet edhe lojtarit te vendose”, vazhdon Mbock.
Pavaresisht se ka mundesi te kaloje si ne Milano ashtu edhe ne Torino tek Juventus, Mbock thote se lojtari eshte mire fillimisht te luaje ne Serie B, pikerisht te skuadra e Vicenzas. “Suadi eshte mire te kaloje te klubi i Vicenzas. Te kjo skuader do te luante per ekipin e pare dhe do te ishte ne vezhgim edhe te Milanit edhe te Juventusit. Do te kishte mundesi te luante titullar. Eshte mire te pershtatet ketu per gjashte muaj e me pas te kaloje tek Juventus ose Milan”, shpjegon Mbock.

Sipas tij, Sahiti mund t’i bashkohet Vicenzas gjate diteve te ardhshme. Ne anen tjeter, Suad Sahiti tregon se eshte i gatshem te luaje ne cilendo skuader. Ai me pare ka patur nje eksperience te Olympique Marseille.
“Kam qene edhe ne klube tjera dhe tashme jam mesuar. Une kam shfaqur cilesite e mia dhe jam i gatshem te luaj, qofte me Milan, qofte me Juventus apo diku tjeter. Nuk e kam problem ku do te luaj”, thote 17-vjecari. Ai ne Kosove ka bere karriere te 2 Korriku.