f1_19-milan1340097740

Sahin e Diarra për Boatengun e Milanit

Real Madrid ka bërë një ofertë të dyfishtë për blerjen e yllit të AC Milanit, Kevin-Prince Boateng.

Sipas “Tuttosport” klubi spanjoll i ka ofruar Nuri Sahinin dhe Lassana Diarran klubit italian Milanit, në shkëmbim të reprezentuesit ganez. Por, zëvendës-presidenti i “Rossonerëve” Adriano Galliani ka kthyer mbrapa përsëri ofertën.

Milani duhet të shesë për të balancuar buxhetin dhe nëse këtë nuk e bën me Boatengun, atëherë ata janë duke shpresuar se Malaga do të bëjë një ofertë konkrete për sulmuesin e tyre braziliane, Robinho.