Sabri Fejzullahu gjithmone sjell hite

Sabri Fejzullahu gjithmone sjell hite

Sabri Fejzullahu gjithmone sjell hiteNuk janë vetëm këngëtarët në moshë të re, të cilët janë të dashuruar shumë pas teknologjisë së internetit, që kërkohen dhe dëgjohen.

Në një hulumtim që ne bëmë në kanalin matës YouTube, edhe këngëtari i dekadave Sabri Fejzullahu vazhdon të jetë shumë i pëlqyer dhe me qindra-mijëra klikime në internet.

Në programet festive të Vitit të Ri, këngëtari i qindra hiteve shqiptare ka sjellë edhe dy hite të tjera, të cilat janë të preferuar dhe klikuar nga i madh e i vogël.

E kemi fjalën për këngët “Në dritaren tënde”, me muzikë dhe orkestrim të Virusit, dhe kënga “Moj dashni”, me muzikë dhe orkestrim nga Alban Fortuna.
Të dyja këto këngë për momentin shumë “in” kanë tekste të bukura, shkruar nga Fatmir Muja, ndërkaq Sabriu u ka dhënë jetë atyre me interpretim prej mjeshtri.
M. GJ.