Sa të lumtur jeni bashkë? E tregon mënyra se si flini

Sa të lumtur jeni bashkë? E tregon mënyra se si flini

Sa të lumtur jeni bashkë? E tregon mënyra se si fliniNë cilin pozicion flini me partnerin tuaj? Kjo është një e dhënë e rëndësishme për të treguar se sa të lumtur jeni bashkë. Sipas një ekipi psikologësh italianë, ekziston një lidhje e ngushtë mes pozicionit të gjumit të një çifti, dhe situatës së tyre të lumturisë.

Të shkëputur por të prekur- Kur partnerët flenë të shkëputur, por mbajnë një pikë kontakti, si kapen për dore, apo ngjisin këmbët me njeri tjetirn, duan të kenë një lloj autonomie, por duan të tregojnë edhe një bashkim të madh. Prekja është një shenjë e qartë afrimiteti.

Flini të përqafuar- Simbolikisht është një status i mirë lumturie, ku mashkulli mbron femrën që do me krahë, ndërsa femra e lë veten të përkëdhelet nga partneri. Ky është një pozicion, që flet për konsolidim të çiftit.

Kontakti- Të prekurit vetëm e një pjese të trupit, tregon dëshirën e madhe për autonomi. Dy stile të ndryshme jete, ndoshta me vizione të ndara, por jo domosdoshmërisht një çift në krizë. Nëse ekziston dëshira për të prekur partnerin, atëherë ekziston dëshira për të përmirësuar situatën në çift.

Flini me kurriz- Ky është pozicioni i qartë që tregon dëshirën për autonomi mes dy partnerëve, ku secili luan indivifualitetin e tij. Këta partnerë janë më të ftohtë mes tyre. /noa/