Sa paguhen këngëtarët nëpër dasma?

Sa paguhen këngëtarët nëpër dasma?

Fakti se këngëtarët ose grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë të një kryetari të shtetit, është më se evidente, dhe këtë e di gjithkush që bën një dasmë.

Më të kërkuar në mesin e këngëtarëve janë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia. Pra, çmimi i tyre sillet prej 2 000 deri në 6 000 euro, transmeton shqipmedia.

Një dasmë shqiptare përveç gëzimit familjar, paraqet kulmin e fitimit për këngëtarët e estradës shqipe, pastaj për pronarët e restoranteve, por edhe për ata që kanë një sallon për rregullim flokësh. Këtij fitimi i bashkëngjiten edhe pronarët e artarive në vend, ku personi që bën një dasmë dhe për gjithë këto salltanate, duhet të ketë minimum 10 mijë euro.

Ana tjetër e medaljes është se dikush nga dasmorët s’bën dasmë pa një, dy ose tre këngëtarë, ku mesatarja e pagesës për një mbrëmje sillet rreth 3 000 euro.

Fakti se këngëtarët ose grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë e një kryetari të shtetit është më se evidente, dhe këtë e di gjithkush që bën një dasmë. Pjesa më e madhe dhe më e kërkuar e këngëtarëve dhe grupeve të orkestrave janë nga Kosova dhe Maqedonia. Në majën e hierarkisë ngjiten disa nga yjet e estradës, si këngëtarët Shkurte Fejza, Mahmut Ferati, Shyhrete Behluli, Ilir Shaqiri, Labinot Tahiri-Labi, Remzie e Nexhat Osmani, Motrat Mustafa, Meda, Lori, Pandora, Aziz Murati, dhe tjerë.

Shuma për një mbrëmje në një dasmë është e njohur për shumicën e atyre që dëshirojnë të argëtohen me këtë yje të estradës shqipe. Pra, çmimi i tyre sillet prej 2 000 deri në 6 000 euro. Në nivel të këtillë të estradës popullore janë edhe një pjesë e këngëtarëve tjerë dhe grupeve të orkestrave të cilat për një mbrëmje të argëtojnë prej 800 deri 1 200 euro. Një fitim identik ka edhe te pronarët e salloneve të ndryshme në vend të cilët ofrojnë ndaj klientëve komoditet po edhe ushqimin e duhur të cilin e kërkojnë dasmorët.

Ata për një mbrëmje dasme me rreth 300 mysafirë fitojnë diku 3 500 euro për mbrëmje. Llogaritur në muaj kjo shumë arrin diku 90 000 euro fitim. Shteti pra ndihmohet edhe në mënyrën tjetër të harxhimeve që ata bëjnë në vend, me blerje të dhuratave të arit, dhuratave tjera gjigante, veshjeve tradicionale për çiftet, pastaj gardërobat e reja speciale për dasma, gostitjet etj. Në këtë ndërlidhen edhe sallonet për rregullim të flokëve te të cilët nga ana e grave sillet njëjtë një fitim i madh. Kjo periudhë fillon bile qysh në momentet kur festohen nata e maturës. Sezoni veror është periudha kur pronarëve të salloneve për rregullim të flokëve, madje arrin fitime në mbi 2 500 euro në muaj. Kjo llogari vjen nga një llogaritje e thjeshtë, nëse gjatë një dite rregullohen dhjetë femra, por në të kundërtën ky numër është edhe më i madh gjatë kremteve të veçanta kur kryhet ceremonia finale e dasmave.

Sipas pronareve, një rregullim i flokëve kushton rreth 600 denarë, por e njëjta ndryshon nga mënyra e stolisjes që mund të jetë edhe 500 deri 3 000 denarë. Shumica nga ato theksuan se për lokalet e tyre paguajnë edhe tatim në komunat ku ato punojnë. Ai tatim dallon nga muaji në muaj dhe nga lokali në lokal, por shuma mesatare është rreth 150 euro për muaj.

Çmimi i yjeve:

Labinot Tahiri-Labi, 6 500 euro
Remzie dhe Nexhat Osmani, 4 000 euro
Shyhrete Behluli, 3 500 euro
Mahmut Ferati, 3 500 euro
Meda – 3 500 euro
Aziz Murati, 3 000 euro
Pandora, 2 000 euro
Loreta Kaçka-Lori, 2 000 euro
Motrat Mustafa, 2 000 euro
Adnan Daci me orkestër, 1 800 euro
Nejazi Thaçi, 1 500 euro

  • lulzimi

    kjo asht marri prej kengetarve qe me lyp kaqshum marri po normal qe shteti i ka faje t se netja llogarit meja marr tatim 50% tani kqyre edhe net pagujn tatim perxhdo muj edhe shteti shkon perpara po krejt hajna pi ne kryetar e deri te kengetari marri popo kta skan faj jo na qka jemi perjashta ne perendim fajtor sena poi marrmi kengetart seata qe nuk kan nuk i marrin

  • Miss ferizaji

    Bash mir e ka ama tash dasma niher bohet e jo dy !!! hahaha shyqyr qe kena e i bojna

  • jeta

    o hajdi ne haraqajn te HOLLYWOOD-i kqyrni se qfar darsa bohen me konhen e medessssssss o kushhhhhhhhhhh

  • Nesa

    E sa esht Çmimi per Gazmend ramen ??

  • Kaqanik’s Miss

    Motrat Mustafa sa paguhen per 2 mbramje? Faleminderit shumm

  • Lule

    sa paguhen motrat mustafa per 2 mbramje?

  • BEKA

    mare per kengetar thot njeri 2000 deri 3000 eur duhet tatime me pague nese vazhdohet keshtu PISAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA BREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE

  • BEKA

    niher bahet darsma ferezajli po thmi kemi sadush nuk jesin pa pare kta vip

  • olvina

    mund te me jepni numrin e Medes ju lutem????

  • dea

    sa eshte cmimi i kengetares pandora per nje mbremje ne restorant

  • milja

    Per nje mbremje sa esht qmimi i motrav mustafa a kan orar te caktuar . Edhe per 2 net sa e kan qmimin ato faleminderit

  • kercovari

    cmimi i motrave mustafa per 1 nate ashte 4200euro

  • loni

    o ti jaran ti munesh me zidu blloka e ki qmimin tand e bon sa te dush edhe ska kush qka me te than edhe kta i kan qmimet e veta ne dash mi thir epr dasem thiri

  • QIKITA

    Sa eshte cmimi i Bajram gigolli per 1 nate ?? ju lutem me tregoni nese e dini