Rusia kundër BE dhe SHBA

Rusia kundër BE dhe SHBA

Rusia kundër BE dhe SHBARusia akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian se po përdor kërcënimet për sanksione të reja për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale. Sipas Moskës, SHBA dhe BE mbështesin vetëm këndvështrimin ukrainas dhe se Kievi nuk dëshiron të respektojë marrëveshjet e Minsk.

Moska sulmon Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov deklaratat e sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri dhe presidentit të këshillit europian Donald Tusk për sanksione të reja ndaj Rusisë, synojnë të tërheqin vëmendjen nga marrëveshjet e Minsk.

Sipas LAvrov ata po montojnë një histeri publike duke mbështetur këndvështrimin e autoriteteve të Kievit. Ndrësa për autoritetet ukrainase Lavrov u shpreh se janë jo reale kushtet që propozojnë për tërheqjen e armatimeve të rënda. Të gjithë e kuptojnë se paqet dhe armëpushimet ideale nuk ekzistojnë, shtoi ai.

Të mërkurën Vladimir Putin kishte kritikuar Ukrainën pas vendimit për ndërprerjen e furnizimit me gaz në zonat nën kontrollin e separatistëv. Paratë e paguara nga Kievi për furnizimin me gazin rus mjaftojnë vetëm për tre – katër ditë, u shpreh kreu I Kremlinit. Dhe nëse nuk do të ketë pagesa të tjera, Gazprom do të ndërpresë furnizimin. Dhe është e qartë se kjo përfaqëson një kërcënim për tranzitin e metanit rus drejt Europës, përfundoi Putin.