Rusia: Kosova, “xhindi i liruar nga Evropa”

Rusia: Kosova, “xhindi i liruar nga Evropa”

Rusia: Kosova, “xhindi i liruar nga Evropa”Deklarata e pavarësisë të cilën e ka miratuar parlamenti në Krime është plotësisht legjitime, ka deklaruar Ministria e Jashtme e Rusisë.

Duke folur për “precedentin e Kosovës”, i cili përmendet në pasusin e parë të deklaratës së Krimesë, Mihail Margelov, përfaqësues i Ministrisë së Jashtme të Federatës ruse, ka thënë se ky është “xhind të cilin e çliroi Evropa”.
Rusia do ta respektojë plotësisht vullnetin e lirë të cilin do ta shfaqë populli në Krime në referendum, për të cilin janë ftuar edhe vëzhguesit e jashtëm, ka porositur Kremlini.

“Precedenti i Kosovës ka qenë i planifikuar dhe i miratuar nga perëndimi, prandaj këtë xhind nga shishja e ka liruar Evropa, e jo Rusia”, ka thënë Margelov, transmeton Itar-tas, citon Koha.net.

Ndryshe, parlamenti i Krimesë e ka shpallur sot pavarësinë e këtij gadishulli nga Ukraina në prag të referendumit të dielën(më 16 mars) që ky territor t’i bashkohet Rusisë.

Ndërkaq, në pasusin e parë thirret në rastin e Kosovës dhe në mendimin e Gjyqit Ndërkombëtar për pavarësinë e saj.

“Ne, anëtarë e Këshillit Suprem të Republikës Autonome të Krimesë dhe të Këshillit të Qytetit Sevastopol, në bazë të kartës së KB-së dhe dokumenteve të tjerë ndërkombëtarë që njohin të drejtën e popullit për vetëvendosje, marrë para sysh vendim e Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë për Kosovën, i cili thotë se deklarata e njëanshme e pavarësisë së një shteti nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, e marrim bashkërisht këtë vendim”, thuhet në deklaratën e pavarësisë. /telegrafi/