f1_20-huligan-sp1353398380

Rusia kërcënon huliganët e futbollit me burgim

Qeveria e Rusisë do të prezantojë ligje më të forta, që do të parashohin dënim edhe me burg për t’i parandaluar problemet e tifozëve në sport, sidomos në futboll.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, të hënën, i cili edhe ka paralajmëruar të gjithë tifozët e futbollit.

Medvedev ka urdhëruar zyrtarët e Qeverisë që të reagojnë ndaj huliganëve, menjëherë pasi ndeshja e kampionatit të Rusisë ndërmjet Dynamo Moskës dhe Zenitit u ndërpre të shtunën, në minutën e 35-të, pasi portieri i Dynamos pësoi lëndim të syrit kur u qëllua nga tifozët e Zenitit me një fishekzjarr