Rumania në krizë qeveritare

Rumania në krizë qeveritare

Rumania në krizë qeveritareRumania po përballet me një krizë qeveritare pasi Partia Liberale njoftoi largimin e ministrave të saj nga ekzekutivi dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit socialist Victor Ponta, në detyrë prej 14 muajsh.

Mosmarrëveshjet mes liberalëve dhe socialistëve kanë të bëjnë me aprovimin e rishikimit të ndihmës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, por kriza është përkeqësuar nga rivaliteti mes Pontës dhe kryeliberalit Crin Antonescu.

Aktualisht, të dy ata po shohin me interes zgjedhjet presidenciale të nëntorit të ardhshëm. Shtatë ministra të Partisë Liberale, e dyta për nga mazhoranca në qeveri, dhanë dorëheqjen pak ditë më parë.

Ponta emëroi ministra të përkohshëm, por tani mund të mbështetet në një mazhorancë të destabilizuar në Parlament, me më pak se 50 për qind të vendeve.

Presidenti rumun Traian Baescu ka njoftuar gjithësesi se ka ndërmend ta ratifikojë ndihmën e FMN-së për t’u dërguar një sinjal stabiliteti tregjeve.

Kriza qeveritare erdhi kur vendi kishte nisur të shihte përfitimet e reformave ekonomike, të ndërmarra edhe me ndihmën e FMN-së. Në tremujorin e fundit të vitit 2013, ekonomia rumune u rrit me 5.2 për qind, sipas një të dhënë të institutit të statistikave të Bukureshtit.

Të dhënat e çojnë në një rritje prej 3.5% në tërë 2013-n ekonominë e dytë më të varfër të Evropës, me një GDP prej 175 miliardë dollarë. Ndërkohë që parashikimet e FMN-së janë: një rritje prej 2% e GDP-së në 2013 dhe 2.2% në 2014. / Top Channel/